Problemi
Shumë klinika punojnë me një bllok shënimesh, biseda në WhatsApp dhe një tabelë Excel. Pacientët i harrojnë takimet, recepsioni humbet orë duke telefonuar për konfirmim dhe faturat në dy monedha ngatërrohen.
Programet e huaja për klinika janë ndërtuar për një treg tjetër: një monedhë, pa shqip dhe me WhatsApp si diçka dytësore, ndërkohë që është kanali që pacientët këtu përdorin realisht.
01
Takimet sipas mjekut
Çdo mjek ka kolonën e vet. Takimi i konfirmuar nga pacienti duket ndryshe nga ai pa përgjigje, që recepsioni të dijë kë të telefonojë.
02
Kujtesa WhatsApp që konfirmojnë
Dërgohen 48 dhe 24 orë përpara, vetëm te pacientët që kanë pranuar. "Po" e konfirmon takimin, "jo" e liron orarin.
03
Kartela e pacientit dhe odontogrami
Odontogram me 32 dhëmbë dhe çdo trajtim. Plani i trajtimit bëhet ofertë me një klik. Fizioterapia ka vlerësimin dhe seancat e veta.
04
Fatura në ALL dhe EUR
Cash, kartë ose bankë, depozita, pagesa pjesore dhe nota krediti, pa i mbledhur kurrë dy monedhat bashkë.
05
Asistent AI në WhatsApp dhe Instagram
U përgjigjet pyetjeve për orarin, shërbimet dhe rezervimin në shqip, anglisht dhe italisht. Nuk jep këshilla mjekësore dhe i kalon stafit çdo rast që nuk e di.
06
Aplikacion telefoni për mjekët
iPhone dhe Android me të njëjtat të dhëna si në ueb: dita e mjekut, kartelat dhe pagesat.
Si është ndërtuar
Ligji 124/2024 i trajton të dhënat shëndetësore si kategori të veçantë, ndaj e ndërtuam me këtë në mendje që ditën e parë. Çdo klinikë sheh vetëm të dhënat e veta, rregull i zbatuar në bazën e të dhënave dhe jo vetëm në ekran, dhe kujtesat ose marketingu shkojnë vetëm te pacientët që kanë pranuar, në kanalin që kanë zgjedhur.
Të dhënat qëndrojnë në serverë në Bashkimin Europian, me kopje rezervë, dhe asistenti AI nuk sheh kurrë emra pacientësh kur punon me shifrat e klinikës.